Ekonomi

Industria dhe prodhimi vendas në rënie. Rritet aktiviteti i bareve, hoteleve dhe imobiliareve

Nga Gazeta ‘SI’- Industria dhe prodhimi vendas u dobësuan më tej tremujorin e parë të vitit, raporton INSTAT.

Të dhënat tregojnë se aktiviteti i sektorit të industrisë ra me 11% dhe numri i të punësuarve me 4.8%. Pagat u rritën me 2.7%.

Edhe aktiviteti i energjisë elektrike dhe gazit është dobësuar me 2% gjatë periudhës. Numri i të punësuarëve është ulur me 6.5% dhe pagat janë rritur me 3.6%.

Sektori ndërtues ka shënuar rritje të shitjeve,7.5% dhe rritje të punonjësve me 3.5%. Pagat në këtë fushë u rritën me rreth 17%. Tregu i pasurive të paluajtshme u rrit me 11.3%. Pagat u rritën me 26%.

Nga ana tjetër, INSTAT raporton se ekonomia vendase po mbështetet në aktivitetet e hotelerisë dhe bar-restoranteve.

Konkretisht, aktiviteti i bareve u rrit me 12%, hoteleve me 5.7% dhe transporti/posta me 11.6%.

Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi ulje 7.4 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë