Taksa

Individët me të ardhura mbi 2 mln lekë dhe të dypunësuarit të deklarojnë të dhënat deri më 31 prill

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se indvidët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë duhet t’i deklarojnë brenda datës 30 prill 2021.

Ata që duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre janë edhe të punësuarit në më shumë se një punë dhe  jo rezidentët që kanë nxjerrë të ardhura nga burime brenda Shqipërisë.

Të ardhurat e tatueshme, të detyrueshme për t’u deklaruar nga individët, subjekt deklarimi, janë:

Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit. Të ardhurat bruto nga dividenti. Të ardhurat bruto nga qiraja. Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit. Të ardhura bruto nga interesat bankare.

Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme. Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit. Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

Fitimi kapitali nga dhurimi. Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë