Lojëra me Dore

Indiana kryeson por ‘SHGA’ thyen rekordet në NBA

Në pritje të ndeshjes së 4 në Finalet e sezonit, Indiana Pacers kryeson 2-1 ndaj Oklahoma City Thunder që do të luajë sërish në transfertë ku i duhet të barazojë serinë për të mos rrezikuar humbjen e Finaleve pa histori. Për këtë i duhet një paraqitje bindëse e “SHGA” sic thërritet Shai Gilgeous-Alexandër. Lojtari më i Mirë i sezonit të rregullt u ndal nga Pacers në ndeshjen e tretë duke mos qënë në gjëndje t’ju afrohet 72 pikëve (36 për cdo ndeshje) të realizuara në dy takimet e para. 

E pikërisht ato 72 pike i dhanë atij mundësinë të thyente rekordin e Allen Iverson që kishte shënuar 71 pikë në dy ndeshjet e para Finale. Nëse shohim top5 të këtij klasifikimi, vetëm 3 lojtarë janë ende në aktivitet. “SHGA” me 72 pikë Kevin Durant dhe Nikola Jokic me 68 pike. Në mes tyre qëndrojnë Allen Iverson me 71 pikë dhe Michael Jordan, 69. Ndërkohë Shai Gilgeous-Alexandër u bë në të njëjtën kohë lojtari që shënon më shumë pikë në Playoff-in e një sezoni në historinë e Oklahoma City Thunder. Me 571 pikë, ai theu rekordin e Kevin Durant (570) në vitin 2012.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë