Gazeta Si – Tenisiti rus eliminon Ivashkan dhe përballet me Zverev në 1/8-at. Norvegjezi Rud jashtë, kalojnë turin Rublev, Norri dhe Tiafoe.
Konfirmon formën e shkëlqyer ish-numri 1 në botë, Danil Medvedev. Ai nuk ka zhgënjyer dhe është kualifikuar në 1/8-at e finaleve të Masters 1000 të ‘Indian Wells’. Rusi kaloi pas 3 setesh ndaj numrit 85 në botë, Ilia Ivashka, me rezultatin 6-2, 3-6 dhe 6-1. Ndeshja zgjati 1 orë e 45 minuta lojë.
“Gjatë setit të dytë po e ndjeja që po luaja keq”, – tha pas ndeshjes Medvedev, i cili ndërpreu ecurinë perfekte me 18 sete radhazi të fituar. “Ndonjëherë bëj ndoshta 10 goditje të mira dhe në fund nuk mjafton për të fituar pikën. Është e vështirë”, – shtoi rusi.
Daniil gets it done 👏
— BNP Paribas Open (@BNPPARIBASOPEN) March 13, 2023
Medvedev does it in 3 def. Ivashka 2-6, 6-3, 6-1, setting the stage for a matchup with Zverev next. #TennisParadise | @DaniilMedwed pic.twitter.com/ccC8IGfk0X
Me eliminimin e parakohshëm të Tsitsipas dhe Rud, Medvedev është koka e serisë më të lartë në pjesën e poshtme të tabelës. Në 1/8-at do të ndeshet me gjermanin Aleksander Zverev, numrin 14 të klasifikimit, fitues ndaj finlandezit Emil Rusuvuori 7-5, 1-6 dhe 7-5.
Sezoni nuk ka nisur mirë për Kasper Rud, që nuk ka mundur të shkojë më shumë se ndeshja e dytë e luajtur në një turne. Norvegjezi doli jashtë në Kaliforni, pasi u mund 6-4 dhe 7-6 nga një Kristian Garin “on fire”. Ky i fundit, pasi kaloi nga faza kualifikuese pa humbur asnjë set, u ka lënë vetëm 10 gejme kundërshtarëve në 2 ndeshjet e para të tabelës kryesore.
Tenisti nga Kili eliminoi numrin 4 në botë, duke marrë fitoren fitoren e 3-të ndaj një lojtari ‘Top 10’. Në 1/8-at ndeshet me spanjollin Alejandro Davidoviç Fokina, që mundi Karen Khaçanov 6-3, 1-6 dhe 6-4.
Janë kualifikuar edhe Andrei Rublev dhe Kameron Norri, të cilët do të përballen mes tyre në 1/8-at. Rusi mundi francezin Humbert 7-5 dhe 6-3, kurse britaniku përmbysi japonezin Taro Daniel 6-7, 7-5 dhe 6-2. Tiafoe fitoi ndaj Kubler 6-3 dhe 6-2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.