Bota

Indi, avioni me 242 persona rrëzohet gjatë ngritjes, 1 i mbijetuar mes pasagjerëve (video)

Nga Gazeta Si- Një avion i “Air India” është rrëzuar në aeroportin e Ahmedabad, një qytet në Indinë perëndimore.

Avioni po shkonte për në ‘Gatwick” në Londër, kurse në bord ishin 242 persona, 169 pasagjerë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë. Rrëzimi ndodhi gjatë ngritjes, ndërsa “Reuters” shkruan se në bord ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë.

Deri më tani janë gjetur 208 trupa të pajetë, ndërsa 1 prej pasagjerëve ka arritur t’i mbijetojë aksidentit tragjik.

Pas përplasjes me konviktin, rreth 60 studentë janë të plagosur, dy prej tyre ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas shefit të policisë, për shkak se avioni u rrëzua në një zonë të banuar, ka shumë gjasa që edhe banorë lokalë të jenë mes viktimave, pasi ndërtesa në të cilën u rrëzua avioni është një konvikt mjekësh.

“Po punojmë për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave”,  shtoi ai.

Nga hetimet e deritanishme konfirmohet se piloti i avionit, me eksperiencë të gjatë në fluturime, ka dhënë sinjalin SOS pak sekonda para rënies mbi një konvikt studentësh të mjekësisë.

Sipas kompanisë Air India, fluturimi AI171, që u nis nga Ahmedabad për në Londër në orën 13:38 ishte planifikuar të mbërrinte në Londër në orën 18:25 me orën e Mbretërisë së Bashkuar ditën e enjte.

Ky është aksidenti i parë ndonjëherë i një Boeing 787 Dreamliner, sipas bazës së të dhënave të Aviation Safety Network. Ky model, një avion me trup të gjerë dhe dy motorë, ka kryer mbi 5 milionë fluturime në 14 vitet që nga fluturimi i tij i parë komercial.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se janë duke punuar me autoritetet lokale në Indi për të zbuluar urgjentisht faktet dhe për të ofruar mbështetje për personat e përfshirë.

Pamjet tregonin rrënoja që digjen, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell mbi aeroport. BBC raporton se kjo është ndër të rrallat raste që një avion boeing rrëzohet në mënyrë të tillë dhe se kushtet e motit ka qenë të qëndrueshme. Historiku i fluturimeve të avionit me kapacitet 256 vende, tregon për udhëtime të tjera të gjata nga India drejt Evropës Japonisë dhe Australisë. Kryeministri Indian Narendra Modi kërkoi angazhim maksimal për operacionet


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë