Ngjarje

Indeksi / Pasaporta shqiptare ngjitet me 5 vende por nuk i rritet fuqia. S’arrin dot rajonin

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një vit, fuqia e pasaportës shqiptare është ngritur më lart në indeksin botëror të pasaportave.

Sipas Indeksit Henley, që liston të gjitha pasaportat e botës sipas fuqisë së tyre, për vitin 2025, ajo shqiptare është në vendin e 43-të nga 199 vende. Edhe një vit më parë Indeksi e listonte Shqipërinë po në vendin e 43-të, por me përditësimin e ri në 2024-n, pasaporta shqiptare ishte e renditur në vendin e 48-të.

Me një pasaportë shqiptare mund të udhëtosh në 123 vende të botës pa vizë, po aq sa edhe një vit më parë.

Kosova renditet në vendin e 63-të me mundësi udhëtimi në 80 vende.

Në rajon, dominon Serbia në vend të 34-të, me akses për të udhëtuar në 139 vende, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në vend të 40.

Singapori vazhdon të mbajë vendin e parë si pasaporta më e fuqishme në botë, ndjekur nga Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja etj.

Pasaporta e SHBA-së ka pësuar një rënie të lehtë të fuqisë së saj dhe renditet në vendin e nëntë.

Lista mbyllet me Afganistanin, Sirinë dhe Irakun, me pasaportën e të cilave mund të udhëtosh në vetëm 26, 27, 31 shtete respektivisht.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë