Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria rezulton si një ndër vendet me problematikat më të mëdha në rajon, për sa i përket të drejtës së pronësisë.
Sipas Indeksit për të drejtën e pronës të vitit 2024, Shqipëria renditet në vendin 82 nga 125 shtete në listë me 4.5 pikë në total dhe me një rënie 0.2% nga indeksi i 2023-shit.

Indeksi vendos vlerësimin në bazë të 14 indikatorëve, nga stabiliteti politik tek prona fizike e intelektuale. Vlerësimi më i ulët për Shqipërinë është në drejtim të pavarësisë juridike, me vetëm 3 pikë ndjekur nga në vlerësim 3.5 pikë në mbrojtjen e pronës intelektuale. Mjedisi ligjor dhe politik vlerësohet me 4.3 pikë, kontrolli i korrupsionit vlerësohet me 4.2 pikë, njësoj sa edhe e drejta e pronës fizikës.
Më mirë vlerësohet mbrojtja e markës, me 6.6 pikë.

Shqipëria grupohet në një rend me vendet afrikane apo ato të Amerikës Latine dhe lë pas vetëm Serbinë e Bosnjë Hercegovinën në rajon.

Indeksi analizon se në të gjithë botën e drejta e pronës nuk ka shënuar rritjen e pritur, ndikuar kjo masivsiht nga paqëndrueshmëria politikë në botë. Listën e kryeson Finlanda, Singapori dhe Danimarka, me një pikëzim respektiv 8.1, 7.9 dhe 7.8.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



