Biznes

Indeksi i StartUp/ Shqipëria ngjitet me 2 vende. Potencial për t’u bërë qendër inovacioni

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është një ndër 100 vendet më mikëpritëse në botë për bizneset StartUp dhe mban vendin e 72-të. Matur nga “Startup Blink”, indeksi i ekosistemit të StartUp-eve tregon se në 2024-n Shqipëria u ngjit me 2 vende.

Ndonëse është ende në hapat e para, Shqipëria, thotë raporti, po bën përpjekje për ta zhvilluar më tej këtë industri. Shqipëria ka burime të afta njerëzore në fushën e IT-së si edhe të gjithë ndihmën e nevojshme për t’u bërë një qendër teknologjie, shkruhet në raport.

Edhe pse ka qenë një nga vendet me ikjen më të madhe të trurit në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2010, ekosistemi StartUp-eve i Shqipërisë është ende shumë i ri.

Për më tepër, Shqipëria tërheq një gamë të larmishme talentesh, pasi ofron viza nomade digjitale që mund të zgjaten deri në pesë vjet. BE-ja ka mbledhur fonde për zhvillimin dhe financimin e startup-eve për të ndihmuar Tiranën të bëhet një qendër e madhe inovacioni në rajon”, shkruan StartUp Blink.

Gjithsesi, vetë Tirana ka humbur 6 pozicione në renditjen botërore të kryeqyteteve të teknologjisë dhe pozicionohet e 465-ta në nivel global.

Shqipëria renditet e 18-ta në Europën Lindore dhe 39-ta në kontinentin Europian. Gjithashtu, jemi

Serbia qëndron para nesh në vend të 53-të, ndërkohë këtë vit kemi lënë pas Maqedoninë e Veriut e renditur në vend të 77-të. Maqedonia e Veriut shihet të ketë rënë në renditje me 7 pozicione, ndërsa Bosnje Hercegovina është përmirësuar me 4 pozicione duke u renditur në vend të 96-të. Nga ana tjetër,  Kosova është në në vendin e 99-të, duke u përmirësuar më 2 pozicione.

Vendi më i perfekt për biznese StartUp është SHBA, ndjekur nga Mbretëria e Bashkua, Izraeli, Kanadaja, Suedia dhe Singapori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë