Ekonomi

Indeksi i Prosperitetit / Shqipëria në vend numëro më shumë se një dekade

Nga Gazeta ‘SI’- Shqipëria renditet në vendin e 65 nga 166 shtete të botës në Indeksin e Prosperitetit. Sipas shifrave, Shqipëria nuk e lë këtë pozicion që nga viti 2011.

Indeksi vlerëson Prosperitetin e një vendi sipas 12 shtyllave, nga ekonomia tek liritë indidviduale.

Aty ku vendi ynë performon më mirë  (sa më afër 1 aq më mirë) janë fushat e sigurisë, edukimit dhe mjedisit, ku ajo mban vendin e 57-të. Renditja më e dobët është ajo që vlerëson cilësinë e ekonomisë së vendit dhe kapitalin social, respektivisht në pozicionin e 101-të dhe 128-të.

Për qeverisjen, Shqipëria renditet e 75-a, për kushtet e jetesës e 80-a, liritë personale 73, shëndeti 66 dhe infrastruktura 63.

Shteti që renditet i pari në këtë Indeks është Danimarka, ndjekur nga vendet e Nordikut. Shtetet europiane dominojnë vendet kryesore të listës. Në fund gjendet Sudani i Jugut, Jemeni dhe shtete të tjera të Afrikës.

Prosperitet, shkruhet në dokumentin e Indeksit, ndërtohet kur liderët bëjnë zgjedhje për t’u zhvilluar në një shoqëri që është gjithëpërfshirëse dhe ka një kontratë të fortë sociale që mbron liritë themelore dhe sigurinë e çdo individi. Eshte drejtuar nga një ekonomi e hapur që shfrytëzon idetë dhe talentet e njerëzve të një kombi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë