Nga Gazeta ‘SI’ - Databaza më e madhe e kriptomonedhave Chainalysis ka publikuar pjesën e dytë të Indeksit të Kriptove 2023, ku analizohet më tej pozicioni i Shqipërisë. Përmirësimi i vendit tonë me 12 pozicione nga viti i shkuar, vlerësohet nga pesë tregues të veçantë, ku përsëri Shqipëria ka pasur ecuri pozitive.
Sipas pikëzimit, Shqipëria vlerësohet me 0.009 pikë, ku 1 është më e larta. Në rajon vendi jonë është i dyti, pas një diference të ngushtë me Serbinë që listohet e 66-a dhe vlerësohet me 0.012 pikë.
Në treguesin e parë “vlera e transaksioneve në shërbime të centralizuara”, ku Shqipëria renditet në vendin e 106-të nga 155 vende, raporti mat aktivitetin e kriptomonedhave në shërbime të centralizuara (platforma këmbimi) në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve, PPP, sipas vendit. Sa më i lartë të jetë raporti i vlerës së marrë ndaj PPP për frymë, aq më e lartë është renditja, që do të thotë se Shqipëria është ndër vendet me transaksionet më të larta në kripto për vitin 2023.
Treguesi i dytë është pothuajse i njëjtë por matjen janë bërë sipas aktivitetit individual ndaj fuqisë blerëse dhe Shqipëria renditet në të njëjtin vend, 110-të.
Në treguesin e tretë, raporti mat transaksionet midis dy individëve, P2P, ku Shqipëria listohet në vendin e 98-të.
Treguesi i katërt mat transaksionet e kriptove që kanë ndodhur në sistemet DeFi, sisteme të decentralizuara të krijuara në blockchain për të kryer transaksionet. Shqipëria është në vendin e 58-të.
Në treguesin e pestë, raporti mat transaksionet në DeFi, por individuale, ku vendi jonë është në vendin e 58-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.