Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka bërë progres në diversifikimin e ekonomisë, por mbetet sërish poshtë vendeve të rajonit.
Sipas Indeksit Global të Diversifikimit të Ekonomisë 2025, Shqipëria vlerësohet me 93.2 pikë, Serbia me 102.5 dhe Bosnjë Hercegovina me 99.8.

Indeksi mat diversifikimin me anë të tri indikatorëve; tregtisë, prodhimit dhe të ardhurave. Shqipëria performon më mirë në prodhim, ku vlerësohet me 100.21 pikë, ndjekur nga të ardhurat me 91.85 pikë dhe tregtia me 84.74 pikë.

Nën-indeksi i prodhimit: Shqipëria ka arritur një rezultat prej 100.21 pikësh, duke treguar një diversifikim të lartë në sektorët e prodhimit. Nën-indeksi i tregtisë: Me 84.74 pikë, ky rezultat sugjeron një diversifikim të konsiderueshëm të eksporteve dhe importeve të Shqipërisë.

Indeksi sugjeron që Shqipëria të fokusohet në zhvillimin e teknologjive të reja, përmirësimin e klimës së biznesit dhe mbi të gjitha investimin në kapital njerëzor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.