Ngjarje

Indeksi global i paqes, Shqipëria në vendin e 40 nga 163 shtete

Nga Gazeta Si- Indeksin global të paqes për vitin 2023, Shqipëria është renditur në vendin e 40 nga 163 vende të studiuara në total. Nga viti i kaluar, Shqipëria është rritur me një pozicion dhe po duke u krahasuar me një vit më parë, në raport thuhet se vendi ynë nuk ka bërë përparim edhe pse vazhdon të jetë e vlerësuar me ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ka nivele të mira të paqes.

Ky indeks e mat nivelin e paqes sipas tre shtyllave kryesore të cilat janë: niveli i sigurisë shoqërore, shtrirja e konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shkalla e militarizimit.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon duke u pozicionuar në vend të 38-të. Kosova në këtë indeks është pozicionuar në vend të 70.

Ndërsa në renditjen e vendeve europiane, Shqipëria renditet në vendin e 28 ndërkohë që Kosova është në vendin e parafundit (vendin e 35), duke lënë pas vetëm Turqinë.

Në përgjithësi, indeksi zbuloi se bota është pak më pak e sigurt se vitin e kaluar për shkak të Covid-19 dhe luftrave.

Europa mbetet rajoni më paqësor në botë dhe 7 nga 10 vendet më paqësore ndodhen në Europë.

Nga 36 vendet e rajonit, 12 patën përmirësime dhe 24 kishin përkeqësime. Lufta në Ukrainë ndikoj shumë duke shënuar përkeqësime në shtrirjen e konflikteve të vazhdueshme.

Vendet e para të indeksit mbeten të pandryshuara, me Islandën në vendin e parë, Danimarkën në vendin e dytë dhe Irlandën në vendin e tretë.

Vendet më jo paqësore në botë janë Siria, Jemeni dhe Afganistani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë