Treg

Indeksi/ Bitcoin, kriptomonedha e preferuar e shqiptarëve

Nga Gazeta ‘SI’ – Bitcoin është kriptomonedha e preferuar e shqiptarëve, të paktën sipas popullaritetit të saj. Kështu tregon Indeksi Europian i Kriptomonedhave 2023, i cili ka analizuar 40 milionë kërkime në Google me 191 fjalë kyçe, për të matur popullaritetin e kriptomonedhave në kontinent.

Shqipëria renditet në vendin e 40-të nga 43 shtete të analizuara , me 30.750 kërkime në muaj, rreth 0.01 kërkime për banorë, po në muaj. Sipas Indeksit, pas kriptos më të famshme në botë, shqiptarët janë të interesuar për dy monedha digjitale njësoj spekulative, Dogecoin në vend të dytë dhe Shiba Inu në vend të tretë.

Bitcoin është kriptomonedha më popullore në 35 vende të Europës nga 46, Dogecoin në 7 dhe PancakeSwap vetëm në Andorra, për 3 shtete, përfshirë Kosovën, nuk ka të dhëna.

Holanda është vendi europian me numrin më të madh të kërkimeve të lidhura me kripto për frymë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Zvicra.

Dogecoin ka zënë vendin e dytë si kriptomonedha më e favorizuar në më shumë se gjysmën e vendeve europiane, me Shiba Inu që ndjek nga afër si e treta më e favorizuara. Si rezultat, Ethereum tani mban vetëm vendin e katërt në listën e kriptomonedhave më të favorizuara.

Dogecoin është kriptomonedha e krijuar nga Elon Musk, me qëllim argëtimi, si “meme” dhe aspak tregtimi. Pas deklaratës së Musk se do të linte Btc për Dogecoin, vitin e shkuar monedha që lindi si një shaka, pa një rritje deri në 200% të vlerës. Shiba Inu, është një kriptomonedhë e krijuar në mënyrë anonime, po ashtu si një shaka. Njësoj si Dogecoin dhe ajo është zhvlerësuar nga disa deklarata të Elon Musk.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë