Gazeta Si – Piloti kanadez, Lens Stroll, është penalizuar për incidentin që shkaktoi ndaj makinës Alpine të Fernando Alonsos në xhiron e 22-të të garës së fundit në Austin. Vetë Alonso e ka falur djalin e pronarit të skuadrës së tij të ardhshme.
Stroll është dënuar me tre vende në rreshtimin e nisjes për garën e ardhshme në Meksikë. Manovra e tij i kushtoi atë incident të rrezikshëm Alonsos gjatë garës së Austin. Piloti i Aston Martin u spostua lehtë në krahun e majtë dhe Alonso, që po parakalonte pikërisht në atë krah, preku makinën e shokut të ardhshëm të skuadrës.
The moment everyone is talking about 💥
— BWT Alpine F1 Team (@AlpineF1Team) October 24, 2022
Incredible effort from Fernando to carry on racing after this 👊
🎥@F1 #USGPpic.twitter.com/89pFjbwGIt
E gjitha kjo ndodhi kur makinat ishin me 300 km/orë dhe Alonso shpëtoi merekullisht pa pasoja. Incidenti u hetua nga drejtuesit e garës, të cilët në fund vendosën që Stroll të penalizohet me 3 pozicione në garën e ardhshme, sepse lëvizja e tij ishte e vonuar.
Pas garës, Alonso nuk e fshehu frikën: “Nuk ishte diçka e bukur, sepse kur je aty, nuk je i ndërgjegjshëm ku je në pistë. Mendoja se isha më majtas. Janë incidente që shihen më shumë në IndyCar dhe janë të rrezikshëm”, – tha spanjolli.
Alonso ia doli të kthehej në bokse dhe pas një riparimi të shpejtë, u kthye në garë. “Kur ndaloi makina në tokë, mendova se ishte thyer. U drejtova për në bokse, duke menduar për tërheqjen, por më ndërruan gomat dhe u rinisa. Ishte gjithçka në rregull”, – shton Alonso, i cili nuk e ka kritikuar Strollin për atë që ndodhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




