Kampioni madh i motoçiklizmit, Valentino Rosi, ka reaguar pas pezullimit të Oncu, i cili rrezikoi ta shndërronte në një tragjedi të Moto3 garën në Austin: “Ata të rrezikshimit janë gjithmonë të njëjtët. Edhe flamuri i kuq ishte një gabim, e transformuan garën në një ruletë ruse”, – u shpreh italiani.
Për turkun Deniz Oncu, fjalët e Valentino Rosit do të peshojnë shumë. Nëntë herë kampioni i botës u tregua shumë i ashpër, teksa komentonte incidentin në Moto3, të shkaktuar nga pilot turk dhe që rrezikoi t’u merrte jetën 3 pilotëve të tjerë. Rosi e ka quajtur të drejtë, por minimal, pezullimin me 2 gara të Oncu. Ai ka shigjetuar edhe drejtuesit e garës në Austin për disa vendime.

Përtej garës, në konferencën për shtyp Rosi u ndal tek incidenti: “Dy gara stop për Oncu është një ndëshkim i drejtë, madje është minimumi, sepse situata është jashtë kontrollit, do të ketë masa patjetër. Oncu u spostua në të majtë dhe në atë moment ishte i vetëdijshëm për atë që mund të ndodhte, e di që ka një kundërshtar në krah. Ajo manovër është shumë e rëndë, pasi incidenti ishte potencialisht vdekjeprurës. Migno, Alkoba dhe Akosta ishin me shumë fat”.
Më tej italiani flet më ashpër për veprimin e Oncu: “Këta pilotë nuk duhet të garojnë dhe pikë. Disa të rinj e ekzagjerojnë, sjellja e tyre në pistë është shumë e rrezikshme. Duhet të respektosh jetën tënde dhe të të tjerëve. Nuk mund të luash me jetën e askujt, garat nuk mund të jenë një ruletë ruse. Tani Oncu është pezulluar dy gara dhe kështu është mirë, sepse kur ta shohë garën nga televizori, do të ndryshojë sjellje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




