Gazeta Si – Eliminim dhe nerva në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Humbja e Partizanit në “Air Albania” është e dyfishtë: sportive dhe ekonomike me siguri, pasi UEFA vështirë se mund të tolerojë. Gjoba është gati.

Pasi u gjuajt penalltia e fundit dhe Partizani u eliminua, tifozët e kuq hodhën kapsolla dhe sende të tjera në fushë. Ata ndodheshin pas portës ku u gjuajtën penalltitë dhe goditën edhe portierin gjeorgjian.
Ndërhynë menjëherë disa lojtarë të Partizanit për të frenuar tifozët, por indicidenti ndodhi dhe përfaqësuesit e UEFA-s kanë mbajtur shënime. Gjithashtu, një përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave më pas bëri që në fushë të vërshonin shishet. Gjoba e pashmangshme.
Dy incidente në pak minuta, që mund ta rëndojnë koston e humbjes së Partizanit. Klubit të kuq nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë faturën e UEFA-s, duke shpresuar që ajo të mos jetë shumë ‘e kripur’.
Gjoba për Partizanin, por me siguri edhe për Tiranën. Sepse edhe në ndeshje e saj u hodhën sende në fushë nga tifozët dhe arbitri e ndali lojën dy herë. Por Tirana mbetet në Europë edhe pas eliminimit nga Championsi, kështu që gjoba mund të rikuperohet, ndërsa Partizani ka dalë tashmë jashtë Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




