Pas notës së protestës që iu dorëzua ambasadores shqiptare nga Tsipras për vrasjen e Kacifas, edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për çështjen në fjalë ku ju komunikua se ngjarja e rëndë po hetohet.
Por Surani është thirrur sërish nga MEPJ pasditen e së mërkurës, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi.
Sipas MEPJ ka pasur një alarm për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, por Surani është njohur edhe me shqetësimin për djegien e bizneseve shqiptare, protestën para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegien e flamurit kombëtar.
“Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi”, njofton MEPJ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




