Kombetarja

Incidentet e flamujve në Leskovc

Nga Gazeta Si – Ashtu sic pritej, atmosfera që rrethon sfidën Serbi vs. Shqipëri nuk është aspak e qetë.

Gjithcka filloi mbrëmjen e kaluar, kur fillimisht, forca të shumta policie u shfaqën në rrugët e Nishit dhe Leskovcit.

Të cilat vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot. Ndërkohë organizatorët “harruan” të vendosnin flamurin shqiptar në tribunën e stadiumit ku mund të gjeje cdo flamur tjetër të mundshëm.

Pas protestës së delegacionit kuqezi, flamuri kuqezi u vendos sot në vendin e tij me justifikimin se – “organizatorët donin të evitonin cdo incident të mundshëm nga tifozët vendas”.

Një shqetësim i qënësishëm po të shohim se ambjentet rreth hotelit ku qëndrojnë kuqezinjtë dhe ato rreth stadiumit, janë mbushur me adezivë të ngjitur ku shfaqet harta e Kosovës me flamurin serb sipër saj.

Pavarësisht përpjekjeve të organizatorëve dhe FSHF, konfirmohet edhe një herë se ndasitë mes dy tifozërive vazhdojnë të jenë të theksuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë