Gazeta Si – SPAK ka kërkuar 26 vite burg në total për 8 të pandehurit e akuzuar për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Mes të akuzuarve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për të cilin SPAK ka kërkuar 4 vite burg dhe qëndrimin me 5 vite jashtë funksioneve publike.
Sakaq, për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit në 6.8 vite qëndrim pas hekurave.
Për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 burg edhe për këtë çështje.
Prokuroria ka lexuar pretencën dhe ka kërkuar masat e dënimit për 7 të hetuarit e tjerë me dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën në procedurat për koncensionin e inceneratorit të Tiranës. Konkretisht, SPAK ka kërkuar për:
Taulant Tushen – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Bledar Karolin – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Erjon Muratin – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Namik Simirxhun – 4 vite burg 5 vite jashtë funksioneve publike
Valbona Ballgjinin – 2 vite burg, 5 vite jashte funksioneve publike
Sidita Koplikun – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Jetmir Llapajn – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjitha masave të kërkuara ju ulet 1/3 e dënimit. Po ashtu, për të gjithë të pandehurit SPAK kërkoi si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.