Drejtësia

Inceneratori i Tiranës, GJKKO shpall vendimin më 16 prill ndaj 8 të pandehurve

Gazeta Si – Vendimi për çështjen e inceneratorit të Tiranës do të jepet më 16 prill, sipas asaj që vendosi këtë të hënë në fund të seancës, Gjykata e Posaçme.

Në lidhje me këtë çështje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u deklarua i pafajshëm për dyshimet që ka ngritur SPAK ndaj tij se shpërdoroi detyrën gjatë dhënies së koncesionit.

Por ndryshe mendon SPAK, ecili për të gjithë të pandehurit për inceneratorin e Tiranës kërkon dënimin me 26 vite burg në total, duke argumentuar se në bashkëpunim me njëri-tjetri dhe në dijeni të ish-ministrit kanë favorizuar kompaninë fituese të koncesionit.

Për inceneratorin e Tiranës u dënua më herët me 4 vjet burg edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

Pretenca për të pandehurit:

Lefter Koka 4 vjet burg

Bledar Karoli 4 vjet burg

Fatjon Murati 4 vjet burg

Taulant Tushe 4 vjet burg

Namik Simixhi 4 vjet burg

Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove

Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove

Jetmir Llapaj 2 vjet burg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë