Drejtësia

Inceneratori i Tiranës, GJKKO lë në fuqi 14 masat e sigurisë për të akuzuarit. Vetëm njëri në ‘arrest shtëpie’

Gazeta Si - GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës.

I vetmi për të cilin është ndryshuar masa e sigurisë ka qenë ajo për Jetmir Llapajn, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën “arrest në burg” për Lefter Kokën, Alqi Bllako, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.

“Arrest në shtëpi” për Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Koplikun, Silena Tolën.

Me dyshimet se kanë abuzuar me detyrën, në masë “arrest në burg” janë lënë në fuqi për zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, si dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. “Arrest në burg” është caktuar për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës, masa ndaj të cilit është ekzekutuar.

Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Mirel Mërtiri

Në të njëjtën masë janë vendosur edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-Sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako.

Gjithashtu nën hetim edhe për koncesionin e inceneratorit të Tiranës janë vënë edhe 2 biznesmenët, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të dënuar për korrupsion dhe pastrim parash edhe në dy koncensionet e tjera.

Nën akuzë janë vënë edhe 10 persona të tjerë, anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit. 4 prej të cilëve 4 gra, të cilat janë lënë në “arrest shtëpie” së bashku me Jetimit Llapajn. Hetimet e SPAK gjetën lidhje sërish mes zyrtarëve të përfshirë ashtu si në procedurat e tjera të inceneratorëve te Elbasanit dhe Fierit.

SPAK po e heton këtë dosje për 4 akuza, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, pastrim parash dhe mashtrim me pasoja të rënda. Në Korrik, Gjykata e Posaçme vuri në sekuestro inceneratorin e Tiranës në kuadër të këtyre hetimeve.

Klodian Zoto, Alba Thoma dhe Bledar Karoli

Koka Dhe Bllako, prej më shumë se një viti në burg, akuzohen edhe për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gjithashtu nën hetim edhe për koncesionin e inceneratorit të Tiranës janë vënë edhe 2 biznesmenët, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të dënuar për korrupsion dhe pastrim parash edhe në dy koncensionet e tjera dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për biznesmenin Klodian Zoto, është urdhër-arresti i tretë që lëshon prokuroria, ndërsa për Mirel Mërtirin, i dyti.

Nën akuzë janë vënë edhe 10 persona të tjerë, anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.

Katër prej tyre janë gra, të cilat janë lënë në “arrest shtëpie”. Hetimet e SPAK gjetën lidhje sërish mes zyrtarëve të përfshirë, ashtu si në procedurat e tjera të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Taulant Tushe, Pellumb Abeshi dhe Valbona Ballgjini

Më herët, SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Arrest në burg është kërkuar për: Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.

Ndërsa është kërkuar arrest shtëpie: për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Namik Simixhiu dhe Etleva Kondi

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës, të cilat çuan në lëshimin e 15 urdhrave të arrestit, kanë zbuluar një seri parregullsish në procedurat e ndjekura për t’i dhënë koncencionin kompanisë fituese.

Përveç shkeljeve ligjore, thuajse e gjithë praktika është realizuar në bashkëpunim me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensionit.

Si në rastet e Elbasanit dhe Fierit, edhe për inceneratorin e Tiranës, siç rezulton nga hetimet, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, kanë qenë në shërbim të biznesmenëve Zoto dhe Mërtiri.

Aktet e Prokurorisë dëshmojnë se ishin ata që kanë kontrolluar të gjithë procesin nga fillimi deri në fund, ndërsa funksionarët shtetërorë të përfshirë, kujdeseshin të mbyllnin procedurat pa vonesë, sipas interesave të dy sipërmarrësve.

Në njoftimin zyrtar vihet në dukje se “shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të Zotos, ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë