Nga Gazeta Si - Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Trupa gjykuese ka vendosur dënimin me 10 vite burg të ish-ministrin Koka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimisht me 6 vite e 8 muaj.
Ndërkohë për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, u caktua dënimi me 4 vite burg të cilat me gjykim të shkurtuar bëhen 2 vite e 8 muaj burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6 vite e 8 muaj burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.
Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4 vite e 8 muaj.
Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1 vit e 5 muaj burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.