Ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe njëkohësisht ish-deputeti i PS, Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm nga Gjykata në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.
Por gjykata ka dënuar ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 8 vjet e 6 muaj burg, i cili do të kryejë 5 vjet e 8 muaj duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Klodian Zoto dënohet me 10 vjet burg, nga gjykimi i shkurtuar do të kryejë 6 vjet e 8 muaj. Po kaq është dënuar edhe i akuzuari tjetër për aferën e inceneratorit të Elbasanit, Mirel Mërtiri.
Stela Gugallja është dënuar me 7 vjet burg dhe do të kryejë 4 vjet e 8 muaj.
Pëllumb Abeshi është dënuar me 4 vjet burg, por do të kryejë 2 vjet e 8 muaj. E njëjta masë dënimi u dha edhe për Jonida Zeqon, ndërsa Serafin Papa është dënuar me 2 vjet burg dhe do të kryejë 1 vit e 4 muaj.
Më 25 shtator u dha vendimi i Gjykatës për inceneratorin e Fierit, ku ish-sekretari i Përgjithshëm të tij në Ministrinë e Mjedisit, njëkohësisht ish-deputeti i PS, Alqi Bllako, u dënua me 4 vite burg, 3 vje tmë pak se dënimi i kërkuar nga SPAK.
Ndërsa ish-ministri i Mjedisit u dënua me 10 vite burg për inceneratorin e Fierit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.