Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Prokurimit për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, Etleva Kondi për shuarjen e masës së sigurisë të “arrestit shtëpiak”.
Ajo akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
Ish-anëtares së komisionit të vlerësimit të prokurimit për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, iu vunë prangat në 22 prill, pasi u vetëdorëzua në polici.
Emri i saj ishte pjesë e listës me 9 persona, për të cilët SPAK lëshoi urdhër arreste në kuadër të aferës së inceneratorëve.
Policia nuk e gjeti Kondin në shtëpi mëngjesin e 29 marsit, pasi ndodhej për kurim në Itali. Mësohet se ajo është arrestuar dje sapo ka zbritur në Rinas.
Nëntë urdhër arrestet e SPAK u ekzekutuan mëngjesin e 29 marsit në qytete të ndryshme të vendit. Një ndër qytetet më të goditura ishte Fieri për shkak të aferës me inceneratorin atje.
Më herët, janë arrestuar për këtë aferë edhe nëntë persona të tjerë, mes tyre edhe ish-deputetët socialistsë, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




