Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha për mediat pas seancës parlamentare se socialistë në nivele te larta kanë bashkëpunuar me PD-në duke e furnizuar këtë të fundit me dokumente zyrtare që sipas tij vërtetojnë korrupsionin me inceneratorët.
Basha tha madje se Mirel Mertiri, një nga përfituesit e inceneratorëve, ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës dhe se ndryshe nga sa tha Rama ai ka darkuar me të në kryeministri.
I pyetur nga media se cilat janë këta socialistë, Basha u përgjigj: Ju i thoni burimet? Dua t’i shpreh mirënjohjen çdo socialisti e socialisteje që e ka bërë këtë, mund të mos jemi dakord për mijëra gjëra, mundem për disa prej tyre të kem si kryetari PD disa çështje fondamentale që na ndajnë përjetë se kanë të bëjnë me pikëpamjet tona për mëkatet por për këtë aspekt pavarësisht cili ka qenë motivi, por shpresoj që motivi të jetë ky që jemi njerëz në radhë të parë para se te jemi politikane e deputete, e ta kuptojmë çfarë i kemi bërë këtij vendi, t’i marrësh 430 milione euro përmes një anëtari të bandës së Lushnjës”, tha ai, duke përmendur emra konkret.
“Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i Bandës së Aldo Bares, ai (Rama) që ka thënë në Kuvend se nuk e kam takuar. Sipas raportimeve të vetë ministrave të tij është ulur me të në kryeministri, ka darkuar, e ka shpallur gjeni para ministrave të tij, Mirel Mërtirin anëtarin e Bandës së Lushnjes. Sot i jep imunitet. Sot ata janë në arrati prej Edi Ramës. Siç i jep imunitet edhe disa prej faktorëve të lidhur me Lefter Kokën. Rama e di sepse nëse drejtësia e merr ketë punën e komisionit hetimor dhe e kthen në një ndjeke penale, kjo do të shembi ngrehinën e korrupsionit 30 vjeçar”, tha Basha.
Për inceneratorët, Basha foli edhe në Kuvend gjatë një replike.
“E gjithë kjo betejë po bëhet për drejtësi padiskutim, që në qoftë se beteja do të ishte bërë me shpejtësi parafolësi do të ishte para drejtësisë për dosjen 184 dhe masakrën zgjedhore që i hapi rrugën asaj të 2017-ës dhe 2021-it edhe për këtë pakkush ka dyshim. Askush nuk ka dyshim që ju keni vjedhur 430 milionë euro popullit më të varfëruar nga keqqeverisja juaj me aferën e shekullit, me vjedhjen më të madhe të 30-viteve, me korrupsionin më të rëndë që ka përjetuar ndonjë vend në këto 30 vite në Ballkan dhe më gjerë…
Paradoksi i dikujt që duhej të ishte para drejtësisë është mbi drejtësinë do të zgjasë edhe pak, por qëndrimi ynë është i qartë.
Nga njëra anë çdo punonjës i SPAK dhe i BKH-së që është në presion direkt nga Edi Rama dhe të pandehurit potencialë të tjerë të aferës së inceneratorëve duhet ta dijë se ka mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të opozitës në shkuarjen deri në fund të kësaj afere, se ka mbështetjen dhe kërkesën e taksapaguesve shqiptarë për investimin që kanë bërë në mbrojtjen e tyre bashkë me aleatët tanë euroatlantikë dhe ngritjen e tyre në nivelin e paketës financiare dhe paketës së mbështetjes në nivele të panjohura për Ballkanin”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.