Mjedis

Inceneratorët, një pikëpyetje e madhe për përfitimin e shqiptarëve

Eksperti i mjedisit Lavdosh Feruni i tha Gazetës "Si"se inceneratorët funksionojnë si një impiant që djeg mbetjet me temperatura të larta mbi 900 gradë dhe prodhon energji elektrike dhe redukton volumin e mbetjeve urbane.

Por si ndikon ky proces në mirëqenien e shqiptarëve?

Feruni shpjegon se sipas tij nuk ka përfitime, për arsye se ato emetojnë gazra të helmëta, kryesisht dioksidet urane që janë të dëmshme për shëndetin për bujqësinë dhe për ujërat.

"Nuk janë një mënyrë e duhur për eliminuar mbetjet në vendin tonë. Mënyra e duhur është që të prodhohen sa më pak mbetje dhe e dyta që është sipas legjislacionit shqiptar dhe atë të BE, të ripërdoren ato mbetje që prodhohen , e treta është të riciklohen në përqindje shumë më të madhe se ç'është sot si dhe vendet e tjera europiane, kjo është dhe metoda kryesore,"shpjegon Feruni për gazetën "Si".

Lavdosh Feruni

Zoti Feruni është kundër kësaj metode se sipas tij është e pa përshtatshme për mjedisin por veçantërisht në kushtet e Shqipërisë.

"E veçanta në Shqipëri është se e para ne jemi një vend i vogël, nuk prodhojmë aq shumë mbetje dhe mbetjet janë kryesisht mbetje organike dhe nuk kanë nevojë për fuqi kaloritike për t'u djegur kështu që inceneratorët edhe nga ana praktike nuk mund të veprojnë normalisht në kushtet e vendeve si Shqipëria dhe kjo është e zbatueshme edhe për vendet në zhvillim në përgjithësi,"shton Feruni për Gazetën "Si".

Ndërsa, aktivisti Olsi Nika i shpjegoi Gazetës "Si" se qëllimi është djegja e mbetjeve të ngurta por kushti kryesor është që realisht të digjen ato lloj mbetjesh që nuk mund të përpunohen në mënyra të tjera që duhet t’i paraprijnë këtij zinxhiri, sic është reduktimi, riciklimi dhe ripërdorimi pra një rrymë të përcaktuar mbetjesh.

"Në Shqipëri nuk funksionojnë fare. Incineratori i Elbasanit është i vetmi që është futur në Shqiëpri. Janë dy kontrata të tjera të lidhura të inceneratorit në Fier dhe në Tiranë. I Fierit është në fazën terminale të ndërtimit por nuk është vënë në përdorim, ndërsa në Tiranë është në fazat fillestare. Pra nuk funksionojnë në kuptimin aktual,"i tha Gazetës "Si" Nika.

Nika shpjegon më tej se hallka e parë është reduktimi, hapi i dytë është që në pamundësi për të reduktuar mund të mendohet që në fillim të prodhimit ato që do të jenë të destinuara të jenë të ripërdorshme, por edhe nëse nuk është kjomundësi mund të riciklosh.

Olsi Nika

"Nëse nuk arrihet asnjëra prej këtyre atëherë vjen pjesa e asgjesimit, pra incenerimi është hallka fundore dhe nuk është e para, sië është bërë tani në Shqipëri. Për çfarë interesash dhe çfarë logjike është bërë kjo nuk kuptohet por është e gabuar. Në incenerator shkojnë ato mbetje që nuk mund të menaxhohen në hallkat e tjera," shpjegon më tej Nika.

Ndërkaq në këndvështrimin e aktivistit ka një logjikë të pastër ekonomike nga mbrapa që do të thotë se mbetja nuk është në vlerë absolute mbetje, por mund të jetë lëndë e parë në një vend tjetër, pra ka edhe humbje ekonomike "Në këtë formë ta djegësh apo ta flakësh, t'i ke flakur vlerë ose mall, pra lëndë të parë. Prandaj incenerimi rri në fund sepse nuk mund të djegësh gjërat që ka më shumë vlerë për t’u menaxhuar ndryshe nga asgjësimi. Dëmtim ekonomik është e para, sepse ne çojmë në asgjësim edhe ato rryma mbetjesh që janë lëndë të para për një sërë industrish përpunimi," shton Nika.

Logjika e incinerimit nuk është shumë përfituese sepse pjesa më e madhe e mbetjeve janë mbetje të gjelbërta dhe nuk kanë fuqi kalorifike të lartë," e për rrjellojë nuk fiton ndonjë gjë të madhe nga energjia përvecse të vendosesh vetë inceneratorin në punë me energji"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë