Futboll

Inaki Williams, lojtari që ka 4 sezone që nuk bën asnjë ndeshje pushim

Një rekord i pabesueshëm vjen nga Spanja me protagonist sulmuesin e Athletic Bilbao, Inaki Williams. 26-vjeçari spanjoll është i vetmi futbollist që nuk ka munguar asnjë ndeshje, gjatë 4 sezoneve që luan në La Liga.

Spanjolli është i pazëvendësueshëm për trajnerin Unai Simon, ku nuk ka humbur asnjë ndeshje, as për shkak dëmtimi, as për arsye teknike. 1552 ditë kanë kaluar që nga hera e fundit kur lojtari i Atletiko Bilbaos ka humbur një ndeshje kampionati.Këtë sezon në La Liga, Williams ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar një asist për shokët e skuadrës. Një rekord absolut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë