Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 23 shkurt në orën 10:00 për çështjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja e Këshillit do të bëhet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi padinë e kryeministrit Edi Rama pasi gjyqtarët u ndanë 4 me 4 për vendimin. Socialistët ishin shprehur edhe më herët që rastin do ta trajtonin pasi të jepte verdiktin Gjykata Kushtetuese.
Edhe sot, gjatë prezantimit të nismës për ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama u ndal te kjo temë duke deklaruar se propozimet dhe rasti i Ballukut në Kuvend nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ai deklaroi se mazhoranca do ta trajtojë fillimisht me përgjegjësi rastin e Ballukut dhe më pas do të kalojë për votim ndryshimet.
Kujtojmë se Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv/kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



