Gjatë një mbledhje të fundit të Komisionit Europian, rekomandohet për shtetet anëtare që të gjitha popullatat të vaksinohen për gripin përpara vjeshtës në mënyrë që të jenë më imunë, nëse ka një valë të dytë të Covid-19. Sipas KE, duke marrë një masë të tillë spitalet nuk do të mbingarkoheshin nga pacientë të gripit sezonal dhe nga pacientët e infektuar me Covid-19.
Gjithashtu në mbledhjen e KE u përcaktua se deri në vjeshtë duhet të rriten numrat e testimit pasi po thuhet kudo nga çdo shkencëtarë që do të vijë një valë e dytë virusi e cila do të jetë më e ashpër se kjo që po kalojmë.
Në një deklaratë dje Brukseli kërkoi qeverive në mbarë botën një veprim të përbashkët për t’u marrë me valën e dytë. Në deklaratë thuhej se qëllimi është të heqim dorë nga izolimet e përgjithësuara që do t’i çonin shtetet në një rënie të madhe ekonomike. Më tej u theksua se Brukseli është një garë me kohën dhe Europa po përgatitet të shmangë çdo valë të dytë të pandemisë në vjeshtë.
“Komisioni Europian do t’u kërkojë qeverive që “të përfitojnë nga koha e disponueshme” për të përgatitur masa specifike për të përmirësuar gjendjen e virusit, përfshirë edhe afatin e veprimit për të ndërmarrë masa në muajt korrik, gusht dhe shtator. Në krye të masave të rekomanduara, mbrojtja e kategorive më të rrezikuara, forcimi i sistemeve shëndetësore, aftësia për të izoluar shpejt çdo shpërthim me zona të kuqe dhe të lokalizuara,” thuhet më tej në deklaratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.