Nga Gazeta ‘SI’ – Çmimet e importit për tremujorin e tretë 2022 u rritën me 8.1% në raport vjetor dhe ra me 0.6% në raport mujor.
Në një vit, rritja më e madhe i përket energjisë elektrike, me 40%, industria nxjerrësve me 12%, përpunimi i produkteve ushqimore me 14.2% dhe shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave me 12.1%.
Ndërsa nga tremujori i dytë, rënie me 6.6% pati përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës, pasuar nga metalurgjia me 5% dhe shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave me 3%.
Për të njëjtën periudhë, çmimet e prodhimit u rritën me 21% në raport vjetor dhe 2.1% në raport tremujorësh.

Për prodhuesit, në raport vjetor çmimi i energjisë është rritur me 40%, pasuar nga industria nxjerrëse me 17%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin prodhimi i produkteve minerale jo metalike me 31%, pasuar nga aktivitetet përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 29%, prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike me 27%.
Edhe në tremujor energjia pati rritjen më të lartë, me 9.2%
Sipas qëllimit të produktit, ato të prodhuara për eksport janë shtrenjtuar me 30% dhe ato për tregun vendas 17%

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




