Para

ILO: Shqipëria, vendi me më shumë rroga informale në Europë

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka raportuar se Shqipëria është vendi me rrogën informale më të lartë se mesatarja në Europë.

Gjatë 2019-ës punësimi informal në vendin tonë kishte 56.9% të të punësuarëve, pra më shumë se punësimi i rregullt.

Pas vendit tonë rënditet Bosnja, me 30% të të punësuarëve në informalitet.

Organizata Ndërkombëtare tregon se në vendin tonë ka hapësirë të pashfrytëzuar në tregun e punës që mund të ndihmojë në skemën e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore të cilat dëmtohen nga pagat e padeklaruara dhe taksat e shmangura.

Pjesë e të punësuarëve që nuk deklarojnë të ardhurat apo “i fshehin” janë edhe fermerët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë