Drejtësia

Gjyqtari ndërpret pushimet, kërkesa e Ilir Metës shqyrtohet më 13 gusht

Gazeta Si – Të mërkurën e 13 gushtit, në orën 10:00 do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Mësohet se gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Çela do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë pasi javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se vendimi lidhur me kërkesën e bërë prej tyre duhet të jepet nga gjyqtari që e ka ndjekur çështjen deri më tani.

Sipas Cakranit, ish-presidenti nuk ka asnjë arsye për t’u mbajtur në paraburgim pasi hetimet janë përfunduar dhe nuk ka rrezik që ai të ndërhyjë për prishjen e provave.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Ish-presidenti Ilir Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë