Drejtësia

Ilir Meta kërkon sërish lirinë, GJKKO e shqyrton në 19 shtator

Gazeta Si – Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirinë dhe i është drejtuar GJKKO sërish për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka të premten (19 shtator) në orën 10:00.

Ish-presidenti Ilir Meta ka revokuar sërish masën e sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka të premten (19 shtator) në orën 10:00.

Sakaq, me datë 9 tetor, në një dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i bërë nga Ilir Meta për masën e sigurisë, që i është caktuar prej rreth një viti nga Gjykata e Posaçme dhe vazhdon të lihet në fuqi deri më tani nga institucionet e drejtësisë ku ka apeluar.

Rekursi nga kryetari i Partisë së Lirisë, vjen pas vendimit të fundit nga apeli i Gjykatës së Posaçme që e la të pandryshuar masën e sigurisë për të.

Ndërkohë sjellim ndërmend se seanca e parë paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe tre të tjerët, do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ajo ka në dorë të përcaktojë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim, do ta kthejë sërish në SPAK ose të pushojë hetimet.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe çoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Ndaj tyre rëndojnë nga tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim i pasurisë.

Sipas SPAK, pas hetimeve të kryera janë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik. Për gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë. Ndërkohë më 8 shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkoi lirimin nga burgu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë