Politike

Ilir Meta: Nëse do ekzistonte reforma në drejtësi, i pari në burg duhet të ishte Ardian Dvorani

Presidenti i Republikës deklaron se Ardian Dvorani duhet te ishte ne burg dhe jo te dekorohej, duke nënkuptuar mbrojtjen qe i ben SHBA. Ndër të tjera ai ka thënë se, e dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, i pari në burg do ishte Adrian Dvorani e thotë qartë raportit i Komisionit të Venecias. E dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, Reforma në Drejtësi, është edhe ajo që vajti u betua të Ura e Lanës.  Reforma në Drejtësi është ajo që ka denoncuar LSI aferën e inceneratorëve, ku Rama këta persona të përfshirë në këtë aferë i ka vendosur me prioritet në listat e partisë së tij. Për këta persona ka spostuar figura të njohura të Partisë Socialiste, me qëllim që ti bëj thirrje SPAK-ut që pusho ti, se këta i kam deputet dhe i kam në mbrojtje. Dhe u thotë këtyre që mos flisni ju për mua dhe për ata të tjerët se ne i kemi bërë bashkë këto, sepse Ju u mbrojmë ne, pra kjo është Reforma në Drejtësi.”- ka thënë Meta.

Kreu i shtetit tha gjithashtu se zgjedhjet e 25 prillit u japin shqiptarëve mundësinë të marrin në dorë vendin e vet. Meta ripërsëriti akuzat ndaj ndërkombëtarëve, duke shtuar se nuk mund të dalë askush kundër popullit.

“Askush në botë, pavarësisht nga lobimet, nuk del dot kundër një populli. Nuk pres asgjë nga ndërkombëtarët. Çdo telefon që mund të bjerë, le të bjerë që tani që të mos guxojë njeri të prekë një votë. Ne jemi zot në vendin tonë. Të tjerët le të na respektojnë për këtë. Mbaron historia. Unë kam kohë që luftoj kundër një mafie ndërkombëtare. Në këtë vend zot duhet të jetë populli. Nuk ka si të jetë se u vodhën zgjedhjet e 2017. Ja ku është mundësia, populli të marrë në dorë vendin e vet. Kjo është lufta. Jemi një popull shqiponjash”.- tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë