Gazeta Si – Ilir Daja ka bërë historinë në Kosovë, duke çuar Ballkanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Për herë të parë një skuadër kosovare ka arritur deri në këtë nivel dhe vlerësimet për trajnerin kryeqytetas nuk mund të mungonin.

Daja është përzgjedhur si trajneri më i mirë i vitit 2022 në Kosovë. Ai u shpall kampion me Ballkanin dhe pastaj pati një ecuri fantastike në Europë. Mjafton për të merituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit.
Edhe formacioni më i mirë i 2022-shit në Kosovë është dominuar nga lojtarët e Ballkanit. Armend Thaqi është shpallur lojtari më i mirë. Nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Kosovë është vetëm portieri Enea Koliqi ai që ka zënë vend në këtë formacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




