Gazeta Si – Sido që të shkojë, një skuadër shqiptare do të jetë në grupet e Ligës së Konferencës. Por afër mrekullisë janë Ballkani dhe Ilir Daja, që me fitoren e sotme ndaj Shkupit kanë shanse më të mëdha për kualifikim.
Ballkani triumfoi 1-2 në “Toshe Projeski” të Shkupit dhe në ndeshjen e kthimit i mjafton edhe barazimi për të shkruar historinë edhe në Europë.

Kampionët e Kosovës kanë bërë një ndeshje të madhe në Maqedoninë e Veriut, ku u mirëpritën nga tifozët e Shkupit. Ishin vendësit që realizuan të parët me Olatunji, por të besuarit e Dajës përmbysën gjithçka.
Albion Rrahmani barazoi rezultatin pas 4 minutash, ndërsa në pjesë e dytë ishte Meriton Korenica që realizoi një supergol me një goditje potente në hyrje të zonës. Ballkani e ruajti avantazhin deri në fund, por pati edhe fat, pasi në një rast e shpëtoi shtylla.

Tani është edhe ndeshja e kthimit në Kosovë. Trajneri Ilir Daja ka mundësinë e artë të shkojë në grupet e një kompeticioni europian për herë të dytë. Pak vite më parë ai shkoi në grupet e Ligës së Europës si trajner i Skënderbeut, duke kaluar katër ture eliminatore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




