Ka ndodhur

ILDKP mbledh 9mln lekë nga gjobat për mosdeklarim pasurie. Gjobiten edhe zyrtarë

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të  Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit ka “fituar” 8.65 milionë lekë nga masat e marra lidhur me shkeljen e ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Në dokumentin e ILDKPT që është dërguar në Kuvend, inspektoriati bën me dije se ndër subjektet e gjobitura për mosdeklarimt ë ardhurash apo shkelje të tjera janë edhe zyrtarë. Deputetë të kuvendit dhe kryetarë bashkie.

Gjatë viteve 2014-2020 janë gjobitur  1.759 zyrtarë në vendin për këto shkelje.

ILDKPT thekson se masat e marra mund të arrijnë deri në largim nga vendi i punës.

Në dokumentin e dërgua në Kuvend, Inspektoriati kërkon: “Të vijojë forcimin e ndjeshëm të kapaciteteve investiguese, me fokus të veçantë trajtimin e rasteve të fshehjes apo mos deklarimit të pasurive, të konfliktit të interesit, si dhe hetimit të rasteve . Ka përmbushur kompetencat ndëshkuese. përmes aplikimit të masave administrative ‘gjobë’propozimeve për masa disiplinore deri në largim nga detyra, drejtuar institucioneve publike, si dhe referimeve penale dhe të tjera, të depozituara pranë organit të akuzës, strukturave të hetimit tatimor, Policisë së Shtetit, ndaj zyrtarëve dhe subjekte deklarues, të cilët janë gjetur në shkelje.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë