Ngjarje

Ilaria Sula, 8 sms (false) të shkruara nga vrasësi me celularin e saj: Ç’kemi babi, jam mirë, kthehem pas një muaji!

Mashtrimi i vrasësit të studentes shqiptare në Romë, Mark Samson. Hetuesit italianë do të analizojnë të dhënat telefonike të viktimës

Gazeta Si – Tetë mesazhe për të fshehur vrasjen e një vajze, atë të ish-të dshurës së tij. Kështu, Mark Samson përdori celularin e studentes shqiptare Ilaria Sula për ditë të tëra për të mashtruar prindërit dhe miqtë e 22-vjeçares, të cilën ai e kishte vrarë natën e 25 marsit në shtëpinë e tij në lagjen afrikane të Romës, “Homs”.

Gjithçka ndodhi natën e takimit të tyre të fundit në banesën përdhese, të mbyllur në dhomën e gjumit të 23-vjeçarit, ndërsa në shtëpi ishin edhe prindërit e tij, nëna Nosr dhe babai i tij Rik.

Policia mblodhi një sërë dëshmish për të rindërtuar karakterin e mesazheve të rreme të dërguara nga Mark drejt familjarëve të Ilarias për të krijuar një alibi.

Mesazhet për babain e viktimës

Në ditët në vijim, tabulatet nga celulari i studentes, të cilin Mark tha se e kishte hedhur në një pusetë – por nuk ka siguri as për këtë pikë, si dhe për thikën, e hedhur në një kosh, por që ende po kërkohet në shtëpinë e djalit – do të analizohen nga hetuesit, të cilët po hetojnë ende shumë pikëpyetje për ngjarjen e rëndë.

“Përshëndetje babi, mos u shqetëso. jam mirë! Unë kam ikur me një djalë dhe një vajzë. Do të rikthehem në Terni pas një muaji”, është një nga mesazhet e drejtuar për Flamur Sulën, babai i studentes, i cili në ditët pas zhdukjes së vajzës së tij në Romë ka marrë edhe sms të tjera të të njëjtit karakter: “Mos u shqetëso, jam mirë”.

Situata vazhdoi për ditë të tëra

Një situatë që vazhdoi të paktën nga e mërkura e 26 marsit, ditë në të cilën Mark Samson ngarkoi trupin e Ilarias, ndoshta me ndihmën e dikujt, në fuoristradën e zezë të familjes për të shkuar në Capranica Prenestina dhe për ta hedhur në një vendgrumbullim në “via di Guadagnolo”, deri të paktën të dielën e 30 marsit.

Edhe pse nuk mund të përjashtohet që mesazhet janë dërguar edhe më vonë. Për momentin, rëndësi kanë mesazhet e marra nga ata që janë intervistuar në komisariat.

Por me ndihmën e policisë postare mund të gjendeshin shumë shpejt ato që autori i krimit do të kishte shkruar në profilet sociale të vajzës – “Jam mirë, faleminderit të gjithëve”, ky është kuptimi i tyre – të cilin më pas vetë 23-vjeçari nga Filipinet do ta mbyllte, duke vazhduar me planin e tij për fshehje të gjurmëve.

Vajza shihet në fuoristradën e zezë

Kjo, edhe pse, ndërkohë 23-vjeçari shihej “i buzëqeshur dhe i sjellshëm” në rrugët e lagjes afrikane, rreth “Karrigess së Djallit”, në Piazza Elio Callistio, ku ishte rritur dhe ku deri para disa javësh kalonte me makinë, me po atë fuoristradë të zezë.

Në bord ndodhej edhe Ilaria, me të cilën ishte të lidhur prej rreth një viti, para takimit të fundit javën e kaluar, ku e reja shkoi si gjithmonë, me sa duket pa frikë nga asgjë, siç e konfirmuan miqtë e saj të intervistuar nga policia.

Por më pas, diçka ndodhi vërtet, ndoshta një debat i fundit, kur e reja kuptoi se ishte më mirë t’i jepte fund marrëdhënies.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë