Një dozë javore e një ilaçi të diabetit, duket se çon në humbje të konsiderueshme në peshë tek njerëzit obezë.
Obeziteti shkakton 1.2 milionë vdekje në Evropë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përpjekjet për të trajtuar sëmundjen janë përqendruar prej kohësh në dietë dhe stërvitje. Por shumë njerëz që humbin peshë në këtë mënyrë zbulojnë se e rifitojnë atë me kalimin e kohës.
Tani studiuesit thonë se një ilaç për diabetin, mund të ndihmojë njerëzit me obezitet. Pjesëmarrësit në një provë 72-javore humbën deri në 20% të peshës së tyre trupore.
Duke shkruar në “New England Journal of Medicine”, një ekip ndërkombëtar raportoi se ata studiuan rastësisht 2,539 pjesëmarrës obezë në katër grupe të barabarta.
Njërit grup iu ofrua një injeksion me ilaç të rremë të vetë-administruar një herë në javë për 72 javë, ndërsa tre grupeve të tjerë iu ofruan 5 mg, 10 mg ose 15 mg të një ilaçi të quajtur tirzepatide.
Të gjithë pjesëmarrësve iu dhanë gjithashtu seanca të rregullta këshillimi për stilin e jetës. Kjo për t’i ndihmuar ata t’i përmbahen vakteve me pak kalori dhe të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë.

Mesatarisht, pjesëmarrësit kishin një peshë trupore prej 104.8 kg. Shumica ishin të bardhë dhe femra dhe asnjë nuk kishte diabet.
Rezultatet nga ata që iu përmbajtën ndërhyrjes së caktuar – pothuajse 82% e kampionit – zbulojnë se në fund të periudhës 72-javore pjesëmarrësit që u dhanë 5 mg tirzepatide çdo javë humbën mesatarisht 16.1 kg. Ata që morën 10 mg humbën një mesatare prej 22.2 kg. Ndërsa atyre që i’u dha 15 mg humbën mesatarisht 23.6 kg.
Ata që morën një injeksion të rremë humbën vetëm 2.4 kg.
“Ne duhet ta trajtojmë obezitetin ashtu siç trajtojmë çdo sëmundje kronike. Këto rezultate nënvizojnë se tirzepatidi mund të jetë një ndihmë e madhe për këtë,” tha Ania Jastreboff nga Universiteti Yale, autorja kryesore e hulumtimit.
Rachel Batterham, një eksperte e obezitetit në Kolegjin Universitar në Londër, e cila nuk ishte e përfshirë në punë, tha se si semaglutide, tirzepatidi funksionon duke imituar hormonet në trup. Kjo gjë i ndihmon njerëzit të ndihen të ngopur pas ngrënies dhe që shpesh janë në nivele të ulëta te njerëzit me obezitet.
Tirzepatidi imiton dy hormone, duke shpjeguar potencialisht pse ky i fundit duket të ketë një efekt më të madh.
“Humbja e peshës ka të bëjë me përmirësimin e shëndetit të një personi. Nëse dëshironi të përmirësoni komplikimet e obezitetit, atëherë keni nevojë për humbje peshe 15-20%”, tha Batterham.
Naveed Sattar, një profesor i mjekësisë metabolike në Universitetin e Glasgow, i cili nuk ishte i përfshirë në punë, tha se gjetjet e fundit ishin një lajm i mirë.
Ai tha, megjithatë, se tirezpatidi do të ishte i shtrenjtë për shumë vite dhe përdorimi i tij fillimisht do të kufizohej.
“Shfaqja e këtyre barnave të reja nuk do të thotë që njerëzit duhet të heqin dorë nga stili i jetesës, pasi është shumë më mirë të parandalohet obeziteti në radhë të parë sesa ta trajtojmë atë në një fazë të vonë kur tashmë janë bërë shumë dëme”, tha ai.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje