Shendet

Ilaçi i antitrupave të AstraZeneca ul rrezikun për tu prekur nga Covid me 83%, mbrojtja mbetet e lartë deri gjashtë muaj

Një medikament antitrupash i zhvilluar nga AstraZeneca ul rrezikun e sëmundshmërisë me Covid-19 me më shumë se 80 për qind, sipas të dhënave të provave që tregojnë se mund të ofrojë imunitet të qëndrueshëm.
Kokteji, i cili është po aq efektiv kur jepet si parandalues ose trajtim, u ofron shpresë të moshuarve dhe njerëzve të pambrojtur që reagojnë pak më mirë ndaj vaksinave. AstraZeneca publikoi të enjten rezultatet nga një studim gjashtë-mujor të terapisë së saj të quajtur “Evusheld”, të dorëzuar si dy injeksione në të njëjtën kohë. Një kurs i vetëm ofroi 83 për qind mbrojtje kundër Covid-19 simptomatik pas gjashtë muajsh te personat vulnerabël të pa vaksinuar. Rezultatet nga prova e fundit, e cila përfshinte 5,200 pjesëmarrës, treguan se ata që morën antitrupat kishin 83 për qind më pak gjasa të zhvillonin simptoma të Covid-19 sesa njerëzit që morën një placebo(pilulë e rreme)

Tre të katërtat e pjesëmarrësve në provë kishin një gjendje shëndetësore që i vendoste ata në rrezik të lartë për një infeksion të rëndë të Covid-9 nëse do të infektoheshin. Nuk pati vdekje ose raste të rënda të virusit në grupin që mori Evusheld, krahasuar me dy vdekje dhe pesë raste të rënda të Covid-19 në grupin që morën placebo. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të pa vaksinuar. Ata do të ndiqen për 15 muaj për të parë se sa mund të zgjasë mbrojtja.
Evusheld është një terapi me antitrupa monoklonale e quajtur gjithashtu AZD7442, që përmban dy lloje të antitrupave të prodhuar në laborator dhe u jepet pacientëve nëpërmjet një injeksioni në krah, ngjashëm me vaksinat.

Medikamenti nxjerrë proteinat nga pacientët që janë shëruar nga virusi, dhe më pas duke i manipuluar ato në një laborator për t’i bërë ato të zgjasin më shumë se antitrupat natyralë. Ato lidhen me proteinën spike të virusit – të cilën ai e përdor për të pushtuar qelizat – për të ndaluar një infeksion ose për të parandaluar që virusi të shumohet kur ai infekton.

Antitrupat krijohen nga sistemi imunitar në përgjigje të virusit, qoftë përmes vaksinimit ose infeksionit natyror, në mënyrë që të ndihmojnë trupin të luftojë nëse do të largohet në të ardhmen. Vaksinat aktuale trajnojnë trupin e një personi për të njohur Covid-in, por sistemi imunitar duhet ende të prodhojë antitrupat e tij. Terapia më e fundit e anashkalon atë proces, duke i bërë antitrupat të disponueshëm.

AstraZeneca tha se ilaçi është menduar kryesisht për të ndihmuar pacientët dhe individët e tjerë në rrezik.
Profesor Hugh Montgomery, një specialist i kujdesit intensiv në Kolegjin Universitar të Londrës dhe hulumtues kryesor në provë, tha se këto rezultate bindëse më japin besimin se ky kombinim i antitrupave me veprim të gjatë mund t’u sigurojë pacientëve të cenueshëm mbrojtjen afatgjatë që ata kanë nevojë.

“E rëndësishmja, gjashtë muaj mbrojtje u mbajt pavarësisht arritjes së variantit Delta në mesin e këtyre pjesëmarrësve me rrezik të lartë, të cilët mund të mos i përgjigjen në mënyrë adekuate vaksinimit,” shtoi Montgomery.
Profesor Penny Ward, një ekspert në mjekësinë farmaceutike në Kolegjin “King’s” Londër tha se ishte i kënaqur me rezultatet por duhet që të ketë një përfundim të studimeve në mënyrë që ilaçi të dalë në treg.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë