Ilaçi kundër kancerit tregon gjithashtu aftësinë për të rikthyer funksionin motorik në dëmtimet e shtyllës kurrizore brenda katër javësh, zbulon një studim i ri.
Shkencëtarët kanë treguar se kur merret nga goja, ilaçi AZD1390 mund të bllokojë përgjigjen e trupit ndaj ADN-së së dëmtuar – duke lejuar nervat të riparohen, duke rivendosur funksionet shqisore dhe motorike.
Zbulimi vjen disa javë pasi i njëjti ekip kërkimor nga Universiteti i Birminghamit zbuloi se një ilaç tjetër eksperimental mund të zvogëlojë dhimbjen, pas një dëmtimi të shtyllës kurrizore duke bllokuar përgjigjen inflamatore.

AZD1390 është ende nën shqyrtim nga AstraZeneca si një trajtim kanceri.
Zubair Ahmed dhe Richard Tuxworth pedagogë të gjenetikës në universitetin e Birminghamit supozuan se aktivizimi i vazhdueshëm i këtij sistemi, mund të parandalojë rikuperimin nga dëmtimi i palcës kurrizore dhe se bllokimi i tij do të nxiste riparimin e nervit.
Botuar në revistën “Clinical and Translational Medicine”, studimet e tyre fillestare treguan se ilaçi stimuloi qelizat nervore të rritura dhe bllokoi shtegun e proteinave kinazës ATM. Një rrugë e rëndësishme biokimike që rregullon përgjigjen ndaj dëmtimit të ADN-së.
Më pas studiuesit përdorën kafshë për të testuar efektin e ilaçit në rikuperimin e shtyllës kurrizore . Ata treguan se trajtimi lejoi që nervat të rigjeneroheshin.
“Ne jemi të emocionuar për AZD1390 që mund të merret me gojë dhe arrin vendin e lëndimit në sasi të mjaftueshme për të nxitur rigjenerimin e nervave dhe për të rivendosur funksionin e humbur. Gjetjet tona tregojnë një rikuperim të jashtëzakonshëm të funksioneve shqisore dhe motorike dhe kafshët e trajtuara me AZD1390 nuk dallohen nga kafshët e padëmtuara brenda 4 javëve pas rikuperimit”, deklaroi Ahmed.
Burimi: StudyFinds/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.