Efektet anësore nga statinat (ilaçet e kolesterolit) janë të shumta dhe shumë më pak të zakonshme nga sa mendohej, sipas një studimi të fundit. Miliona njerëz marrin pilula që të mbajnë nën kontroll kolesterolin çdo ditë, në mënyrë që të ulin rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Rreth gjysma e pacientëve ndalojnë marrjen e barit, shkurtojnë dozën ose e marrin atë në mënyrë të parregullt për shkak të efekteve anësore të dyshuara, të cilat mund të përfshijnë dhimbje muskulore, probleme me tretjen dhe dhimbje koke.
Studiuesit në Poloni, megjithatë, thonë se vetëm 6 për qind e përdoruesve të statinave zhvillojnë në të vërtetë ‘intolerancën ndaj statinës’.
Maciej Banach, një kardiolog nga Universiteti Mjekësor i Lodz, tha se gjetjet e ekipit të tij, bazuar në një rishikim të 170 studimeve ekzistuese që përfshijnë 4 milionë njerëz, tregojnë se statinat “mund të përdoren në mënyrë të sigurt në shumicën e pacientëve”.
Ai tha se medikamenti “është jashtëzakonisht i rëndësishme për reduktimin e niveleve të kolesterolit dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe vdekjen”.
Statinat funksionojnë duke kufizuar prodhimin e ‘kolesterolit të keq’ – kolesterolit të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) – i cili mund të ngurtësojë dhe ngushtojë arteriet dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet kanë vërtetuar vazhdimisht se ilaçi, shpëton jetë.Mjekët besojnë se dhjetëra mijëra njerëz vdesin çdo vit, sepse ata shmangin pilulat që shpëtojnë jetën, shpesh për shkak të efekteve anësore.
Studiuesit shqyrtuan 176 studime mbi shkallën e intolerancës ndaj statinave, duke përfshirë një total prej 4.1 milionë pacientësh. Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 60 vjeç dhe 40 për qind ishin femra. Pasi i ndoqën pacientët për rreth një vit e gjysmë, studiuesit zbuluan se 9.1 për qind e pacientëve shfaqën shenja të intolerancës ndaj statinës – kur njerëzit detyrohen të ndalojnë marrjen e ilaçit për shkak të efekteve të tij anësore.
Por përdorimi i një kriteri të ndryshëm për të matur intolerancën ndaj statinës tregoi se problemi ishte edhe më pak i zakonshëm.
Mbi 65 vjeç, gratë, obezët dhe të rriturit me ngjyrë ose aziatike kishin më shumë gjasa të vuanin nga efektet anësore, sipas studimit të botuar në “Gazetën Evropiane të Zemrës”. Marrja e një doze më të lartë të ilaçit u zbulua gjithashtu se rrit rrezikun. Studiuesit thanë se është ‘shumë e rëndësishme’ që mjekët të dinë se cilat grupe ishin në rrezik nga statinat, në mënyrë që të konsiderohen trajtime të tjera.
“Gjetjet tona nënkuptojnë se ne duhet të vlerësojmë simptomat e pacientëve me shumë kujdes, së pari për të parë nëse simptomat shkaktohen vërtet nga statinat,” shpjegojnë më tej ekspertët e studimit.
Ai tha se mjekët duhet gjithashtu të vlerësojnë nëse efektet anësore të perceptuara të pacientëve mund të jenë si rezultat i ‘perceptimit të tyre se statinat janë të dëmshme’.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje