Shendet

Ilaçet kundër depresionit nuk i bëjnë njerëzit më të lumtur

Një studim i ri ka treguar që ilaçet kundër depresionit, nuk kanë përmirësuar gjendjen e pacientëve.

Ilaçet kundër depresionit nuk i bëjnë njerëzit të ndihen më të lumtur, sipas një studimi të fundit.
Pacientët që merrnin ilaçet, nuk kishin një cilësi jete shumë më të mirë në krahasim me njerëzit me depresion.

Studiuesit vëzhguan 17.5 milionë të rritur mbi 10 vjet, ku gjysma morën ilaçet specifike për depresion. Rezultatet treguan një përmirësim të lehtë të shëndetit mendor në të dy grupet, pavarësisht nëse ata merrnin ilaçet kundër depresionit.


Omar Almohammed, një Universiteti King Saud, Arabia Saudite, tha se nuk kishte asnjë ndryshim statistikor midis atyre që merrnin mjekimin dhe atyre që nuk e merrnin. Sipas tij, kjo tregon se përdorimi i ilaçeve kundër depresionit, nuk përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës me kalimin e kohës.

Studiuesit kërkuan më shumë studime afatgjata, mbi pacientët me ilaçe kundër depresionit për të vlerësuar ndikimin e tyre në cilësinë e jetës.
Por ekspertët e pavarur thanë se, nuk mund të nxirren përfundime të forta nga studimi.

Gemma Lewis, një psikiatër në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se në, njerëzit që morën ilaçet kundër depresionit kishin cilësi më të keqe të jetës. Të dhënat tregojnë se ka të ngjarë të kenë pasur gjendje më të rëndë të depresionit, sesa ata që nuk morën.
“Ky lloj paragjykimi është i vështirë të eliminohet në një studim natyralist si ky. Studimet klinike me natyrë eksperimentale kanë zbuluar se ilaçet kundër depresionit, përmirësojnë cilësinë e jetës në lidhje me shëndetin mendor”,shtoi Lewis.

Foto ilustruese-Ilaçe kundër depresionit.


Disa nga ilaçet më të përshkruarat janë citalopram, sertralina dhe fluoksetina nën emrat e markave Celexa, Zoloft dhe Prozac.
Studimi i fundit, i botuar në revistën “PLOS ONE” , përdori të dhëna nga një sërë studimesh të ndryshme. Ndër to përfshiheshin të gjithë të rriturit që ishin diagnostikuar me depresion. Ata kishin një moshë mesatare 48 vjeç dhe pjesa ë e madhe e tyre ishin gra.


Më shumë se gjysma morën ilaçe kundër depresionit, ndërsa 43 për qind nuk ishin në mjekim. Studiuesit kontrolluan rezultatet e tyre të cilësisë së jetës në lidhje me shëndetin, kur ato u identifikuan për herë të parë nga baza e të dhënave dhe dy vjet më pas.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë