Shendet

Ilaçet e reja po zbutin ashpërsinë e Covid-19

Ndërsa trajtimet Covid-19 po shtohen, më pak pacientë po kalojnë në gjendje të rëndë ose po vdesin. Pra a do të thotë kjo se më në fund ne po zbusim virusin e Covid-19?
Në fillim të pandemisë nuk kishte ilaçe për Covid-19, por tani është një fitore e madhe që pacientët të identifikohen në kohë dhe të mos futen në intubim nga Covid-19. Tashmë qëndrimet në spital duhet të jenë shumë më të shkurtra dhe shkalla e mbijetesës është përmirësuar ndjeshëm.
“Dy vjet më parë nuk kishim asgjë”, thotë Matthias Schmid, kreu i sëmundjeve infektive në spitalin Royal Victoria Infirmary, i cili trajtoi pacientin e parë me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar në fund të janarit 2020.
“Tani ne kemi në dispozicion një sërë trajtimesh që reduktojnë ashpërsinë dhe parandalojnë vdekjen në një numër të madh pacientësh dhe ky është fat”, shton ai.
Sipas mjekut përparimi më i madh ka qenë futja e vaksinave shumë efektive. Ndërsa ato janë më pak efektive në parandalimin e kalimit në gjendje të rëndë.

“Ne kemi pasur disa pacientë shumë të sëmurë që kanë ardhur me Omicron, por shumica e tyre janë të pa vaksinuar. Ai thotë se pa vaksinat Omicron do të kishte shkaktuar “një numër të madh” të pranimeve në spital por tani ka trajtime për të mbrojtur të pambrojturit,” thotë konsulenti i sëmundjeve infektive Ashley Price.

Mjekët shpjegojnë se fokusi tani është që pacientët të mos kenë nevojë për trajtim spitalor dhe për këtë ndihmojnë shumë antiviralët. Sipas ekspertëve të epidemiologjisë mund të ketë ende variante të reja dhe shqetësuese që shkaktojnë valë të mëtejshme infeksioni. Nëse kjo pandemi na ka mësuar një gjë, është të shmangim parashikimet e nxituara. Koronavirusi mund të rikthehet sërish dhe do të vazhdojë të përbëjë një kërcënim, veçanërisht për të pa vaksinuarit dhe ata që kanë probleme serioze shëndetësore, por mjekët shpjegojnë se armët e reja tashmë janë në dispozicion. Covid-19 nuk do të zhduket plotësisht, por edhe nëse shfaqet një variant i ri më vdekjeprurës, ai duhet të menaxhohet nga një kombinim i vaksinave dhe një gamë në rritje e trajtimeve efektive me ilaçe. Covid-19 ka qenë sfida më e madhe me të cilën janë përballur ndonjëherë shërbimet shëndetësore. Dy vjet më vonë, spitalet mund të fillojnë të planifikojnë për një të ardhme jo plotësisht pa sëmundje, por një të ardhme ku ajo nuk do të dominojë më kujdesin shëndetësor dhe shoqërinë.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë