Ka ndodhur

Ilaçe kontrabandë në farmaci, arrestohen administratori dhe farmacistja

Gazeta Si – Administratori i një farmacie në Tiranë dhe farmacistja janë arrestuar gjatë aksionit të koduar “Medicaments”, pasi mbanin ilaçe kontrabandë dhe pa pullë.

Në pranga kanë rënë Ermir Haxhiaj 44 vjeç administratori i farmacisë dhe 27-vjeçarja G.B., farmaciste.

Ata akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera, tregtim i mallrave kontrabandë, ruajtje e mallrave kontrabandë dhe shkelje e të drejtave të pronësisë industriale.

Policia kishte marrë informacion se në këtë farmaci mbahej një sasi e konsiderueshme e ilaçeve kontrabandë, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë