Një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara, janë sekuestruar nga policia gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit.
Mësohet se ilaçet ishin fshehur në kabinën e një kamioni. Si rrjedhojë kanë nisur hetime për drejtuesin e kamionit A. M., 53 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




