Gazeta Si – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Vlorës, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT për “shpërdorim detyre”.
Sipas kallëzimit, zyrtarët akuzohen për mos-ushtrim të kontrollit në territorin që administrojnë.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një objekt 5-katësh pa leje që inspektorët e IKMT-së prishën të dielën me shpërthim të kontrolluar në Gjilekë, Dhërmi.
Ndërkohë që nga institucionet përgjegjëse vendore nuk është bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.