Ka ndodhur

IKMT godet sërish në Golem, prish strukturat e jashtme të Hotel ‘Kastrati Empire’

Gazeta Si - Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të enjte prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit.

Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel “Kastrati Empire”.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  thotë se nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.

Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e kompleksit turistik “Prestige Resort”

Ndërsa një ditë më pas, me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh.

Një vendim i tillë u kundërshtua nga administratorët e objektit, të cilët pretendonin se disponon lejen sipas ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë