Ka ndodhur

IKMT, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Gjirin e Hartës në Ksamil

Gazeta Si - IKMT ka nisur këtë të mërkurë një aksion për prishjen e njësive të shërbimeve në zonën nga Gjiri i Hartës, deri në hyrje të Ksamilit, Sarandë.

Sipas burimeve paraprake, aksioni mbështetet nga forca të shumta të Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për rreth 10 njësi shërbimi "beach bar", të cilat ishin ndërtuar kryesisht përgjatë muajve të pandemisë.

Deri tani nuk ka pasur reagim kundërshtues nga asnjë prej pronarëve të këtyre subjekteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë