Taksa

Ikja e koncesionarit, ulen tarifat e pullave fiskale për mallrat e akcizës

Nga Gazeta ‘SI’ – Një vendim i ri i qeverisë ka reduktuar me 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Dokumenti në Fletoren Zyrtare përcakton se çmimi i pullës fiskale për birrat do të jetë 17.22 euro për 1 mijë copë nga 22 euro për 1 mijë copë që bizneset i paguanin kompanisë koncensionare “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k. Ulja e tarifës është 20%.

Për produktet e tjera të mallrave të akcizës, si duhani çmimi do të jetë 15.65 euro për një mijë copë nga 21 euro për 1 mijë copë që paguhej. Ulja është 25%.

Për alkoolin tarifa e pullës fiskale do të jetë 25.05 euro për një mijë copë nga 32 euro që paguhej më parë. Ulja 16.5%. Për verën tarifa për 1 mijë pulla fiskale do të jetë 25.04 euro.

Vendimi përcakton edhe elementet e sigurisë për gjurmimin e pullave fiskale përfshirë sfondet e sigurta me modele Guilloche, tekst të imët dhe efekte me ndryshim ngjyre.

Pullat fiskale i janë rikthyer tashmë shtetit pas një eksperiencë jo fort pozitive me koncesionari SICPA, që sipas qeverisë ofronte kosto të larta për shërbimet e saj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi se prodhimi i tyre do të mundësohet nga një shoqëri e ri që do të zbatojë teknologjinë moderne të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Prodhimi i ri u njoftua se niste nga muaji mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë